Miqësore me 3 gola në tokën greke, Elbasani mposht Tiranën

Miqësore me 3 gola në tokën greke, Elbasani mposht Tiranën

Elbasani ka fituar miqësoren ndaj Tiranës të zhvilluar në tokën greke.

Në ndeshjen e zhvilluar në Greqi, skuadra e Ivan Gvozdenovic triumfoi me rezultatin 2-1.

Të tre golat e kësaj përballje u shënuan në pjesën e parë, e cila ishte më e luftuar, ndërsa e dyta e qetë.

Elbasani iu fal golave të shënuar nga Ze Gomes dhe Diallo, për të marrë fitoren. Golin e vetëm për Tiranën e shënoi Patsatsia.

Në krahun tjetër, Tirana vazhdon të mos njohë ende fitore në miqësoret e kësaj vere.

EMISIONET