Milani vrapon në merkato, pas Giroud mbyll akordin edhe me dyshen Diaz-Toure

E themi me plotë bindje se skuadra më aktive në Serinë A në merkato është Milani.
Kuqezinjtë që patën edhe largimet e Çalhanoglu me Donnarumman, tashmë i kanë harruar dhe kanë nisur fuqishëm merkaton.
Tonali dhe Giroud ishin dy goditjet e para teksa më parë u sigurua edhe qëndrimi i Tomori dhe tani radhën e ka Brahim Diaz i cili rikthehet për të qëndruar gjatë.
Spanjolli zbarkoi në Milano për vizitat mjekësore dhe me Real Madrid u arrit akordi për huazim 2-vjeçar prej 3.5 mln Euro me të drejtë blerjeje 22 mln euro me spanjollët që kanë të drejtën e riblerjes.
Nuk ndalen me kaq kuqezinjtë sepse Maldini ka mbyllur edhe me Monacon blerjen e mbrojtësit të majtë, Fode ballo-Toure i cili do të ketë rolin e alternativës për Theo Hernandez i cili është i padiskutueshmi në formacion.
Me këto blerje ndoshta nuk mbyllet merkato e Milanit sepse do të tentohet edhe nje fantazist dhe ëndrra e merkatos është Luis Alberto për të cilin Lazio nuk bën leshime dhe kërkon 40 mln euro.

