Milani përgatitet t’i thotë lamtumirë Theos, Atletico Madrid presion të fortë

Milani përgatitet t’i thotë lamtumirë Theos, Atletico

Milani po përgatitet të ndahet me Theo Hernandez, ndërsa Atletico Madrid po shton presionin për të siguruar shërbimet e mbrojtësit francez.

Klubi spanjoll, që është zgjedhja e parë e lojtarit pas refuzimit të ofertave luksoze nga Arabia Saudite, ka rritur ofertën ndaj kuqezinjve dhe kjo rritje mund të jetë vendimtare për fatin e transferimit.

Sipas raportimeve të gazetarit Gianluca Di Marzio, pas refuzimit të ofertës fillestare prej 15 milionë eurosh, skuadra e Simeones ka shtuar edhe 5 milionë të tjera, duke e afruar marrëveshjen mes palëve.

Por nuk është vetëm çështja e largimeve, pasi Milani po lëviz edhe për të gjetur zëvendësuesin e Theos.

Një përfaqësues i kuqezinjve është takuar gjatë ditës me drejtuesit e Arsenalit në Londër.

Në fokus është Oleksandr Zinchenko, mbrojtës ukrainas i lindur në vitin 1996, i cili ka kontratë me ‘Gunners’ deri në vitin 2026.

Milani mund ta sjellë atë për një shumë prej 15 deri në 18 milionë eurosh, ndërsa Zinchenko fiton rreth 5 milionë euro neto në vit.

Ky transferim duket i mundshëm, pasi Arsenal ka nisur të forcojë repartin e mbrojtjes me blerjen e të riut Hato nga Ajax-i.

Alternativat e tjera për Milanin në këtë pozicion janë Udogie, Cambiaso dhe De Cuyper.

EMISIONET