Milani ndryshon si me magji, regjistron fitoren e katërt radhazi (VIDEO)

Milani rikthehet plotësisht. Katër fitore rresht mes kampionatit dhe Europës, kjo duket një skuadër tërësisht e ndryshme nga ajo e pak javëve më parë.
Kuqezinjtë imponohen ndaj Atalantës në një ndeshje të vështirë duke fituar 2-0 në “San Siro” për të barazuar Interin në vendin e dytë të klasifikimit me 47 pikë duke krijuar një ambjent të qetë që u trondit nga fillimi i vështirë i këtij viti.
Humbjet në derbi, me Lazion dhe Sassuolon duken një kujtim i largët ndërsa tashmë përpara Milani ka Fiorentinën dhe Tottenham. Golat Në sfidën me bergamaskët i shënuan Theo Hernandez dhe Junior Messias.

