MILAN ZBRAZ PANKINËN! Ekipi synon një italian, varianti “Tare” në plan të dytë

Pankina e Milanit duket se do të ndryshojë tërësisht pas humbjes së Kupës së Italisë. Mediet shkruajnë se variant që Tare të marrë drejtimin tashmë duket i largët ndërsa në merkato kanë dalë disa emra të rinj

MILAN ZBRAZ PANKINËN! Ekipi synon një italian, varianti

Humbja në finalen e Kupës së Italisë ka vulosur përfundimisht fundin e aventurës së Sergio Conceiçao në stolin e Milanit. Një sezon i mbyllur vetëm me triumfin në Superkupën Italiane dhe, mbi të gjitha, me rrezikun e madh të mungesës në kompeticionet europiane - që do të thotë humbje të ardhurash të rëndësishme nga UEFA - e ka detyruar klubin kuqezi të hapë një faqe të re, duke nisur nga pankina.

Pavarësisht se Conceiçao do të qëndrojë deri në fund të kampionatit, në ndeshjen e fundit ndaj Monzës, drejtuesit kuqezi janë tashmë të angazhuar për të gjetur pasuesin e tij. Një vendim që pritet të ndërlikohet edhe nga situata ende e pazgjidhur e drejtorit sportiv. Emrat që qarkullojnë janë Igli Tare, Giovanni Manna, Federico D'Amico apo Giovanni Sartori, edhe pse për të tre të fundit pista duket e vështirë për arsye të ndryshme.

Megjithatë, duket se drejtuesit e Milanit kanë përcaktuar qartë profilin e trajnerit të ri: një emër italian, me eksperiencë në Serie A, duke shmangur kështu bastet dhe eksperimentet e së shkuarës.

Në këtë kontekst, emrat e Antonio Contes dhe Massimiliano Allegrit janë natyrshëm në qarkullim, edhe pse duket se destinacionet e tyre mund të ndryshojnë: Conte mund të rikthehet te Juventus, ndërsa Allegri të marrë drejtimin e Napolit.

Pista më konkrete, sipas mediave italiane, mbetet ajo e Maurizio Sarrit, i cili aktualisht është pa kontratë dhe, ndonëse një tratativë për postin e trajnerit të Milanit kishte dështuar në janar, nuk përjashtohet një rikthim i mundshëm i bisedimeve.

Në skenë është edhe Gian Piero Gasperini, për të cilin Atalanta po bën përpjekjet e fundit për ta bindur të qëndrojë në Bergamo.

Por surpriza më e madhe është emri i Vincenzo Italianos, trajneri që mposhti Milanin në finalen e Kupës së Italisë me Bolognan. Edhe pse klubi do të tentojë ta mbajë me çdo kusht, suksesi i këtij sezoni ka konfirmuar pjekurinë dhe rritjen e tij si trajner, duke u konsideruar tashmë gati për një hap të madh drejt një ekipi të madh.

Në listën e Milanit mbetet gjithashtu Roberto De Zerbi, i cili ka rikthyer Marseille në Champions League dhe që dihet se është një tifoz i flaktë i Milanit.

EMISIONET