Milan po zhgënjen në merkato por tifozët i qëndrojnë besnikë. Ja sa abonime janë bërë deti tani

Kuqezinjtë nuk e tradhëtojnë skuadrën e zemrës dhe kjo reflektohet në trendin e shitjes së abonimeve vjetore. Deri në këto momente, klubi kuqezi ka shitur më shumë se 41 mijë abonime çka do të thote se pothuajse në çdo ndeshje stadiumi “San Siro” do të jetë “sold out”.
Një sinjal i fortë nga ana e tifozerisë kuqezi që pavarësisht largimit të Maldinit nga posti drejtues dhe shitjes së Tonalit, nuk e braktis skuadrën madje i jep një mbështetje shumë të madhe.
Kuota 41.500 tesera abonimi e vendosur nga klubi është arritur dhe ky objektiv u shënjestrua 1 muaj e gjysmë përpara mbylljes së afatit final. Te kjo shifër, vitin e kaluar Milani kishte arritur vetëm në fund të muajit gusht dhe ky është një sinjal i qartë i entuziazmit që ka në anën kuqezi të Milanos.

