Milan-Inter, sonte në mbrëmje bota “mban frymën”

Sonte në mbrëmje Milan-Inter çel siparin e një dueli të pafundëm. “San Siro” do të shpërthejë sonte pas 20 vitesh në një gjysmëfinale tjetër, e vlefshme për trofeun që e ëndërrojnë të gjithë. Kanë kaluar plot dy dekada që prej atij viti kur finalisti u caktua vetëm falë golit kuqezi me më shumë peshë në fushën kundërshtare.
Sonte do të ndeshen dy marka të cilat kanë vuajtur gjatë dy dekadave të fundit dhe nuk janë më klubet e lavdishme që por gjthsesi kjo sfidë sinjalizon rilindjen e mundshme të Italisë në tregun ndërkombëtar që gjatë 20 viteve është tërësisht ndryshe.
Milan dhe Inter drejtohen nga të huajt në nivel klubesh, ndërsa është shumë e vështirë që mes dy skuadrave të gjesh lojtarë të kalibrit Schevcenko apo Zanetti.
Do të luhet në 6 ditë dy herë dhe sonte është vetëm akti i parë i një dueli të pafundëm ku zikaltërit kërkojnë të hakmerren për titullin e humbur vetëm në frymën e fundit sezionin e kaluar. Në krahun tjetër, Milani pa Leaon por me shumë ushtarë të bindur për t’ia alë mbanë.
Këtë sezon, Interi numëron 2 fitore, 1 prej të cilave në Superkupën e Italisë, ndërsa Milani vetëm një sukses në shtator për llogari të kampionatit.

