MESSI RRËFEHET PËRTEJ FUTBOLLIT/ Sulmuesi argjentinas: Ndihem pak injorant që nuk mësova anglisht

Lionel Messi është rrëfyer si rrallë herë përtej botës së futbollit. Në një intervistë ,sulmuesi u shpreh se ndjen keqardhje që nuk mësoi anglisht kur ishte i ri. Argjentinasi foli edhe për respektin e ndërsjellë në sport sot, ndërsa tregoi edhe se si i propozoi gruas së tij për martesë

MESSI RRËFEHET PËRTEJ FUTBOLLIT/ Sulmuesi argjentinas: Ndihem pak

Lionel Messi vijon të tërheqë vëmendjen si në fushën e blertë ashtu edhe jashtë saj. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për podcastin Miro de Atrás , ku diskutoi disa tema.

Përtej trofeve, rekordeve dhe statusit të tij si lojtari më i mirë në futbollin botëror, ky rrëfim nxjerr në pah një anë tjetër të Lionel Messit, një anë që nënvizon rëndësinë e arsimit, përgatitjes akademike dhe rritjes personale përtej fushës.

Si rrallë herë ai pranoi të fliste për jetën përtej futbollit. Kampioni i Kupës së Botës zbuloi se ai studioi vetëm deri në shkollën e mesme përpara se t'ia kushtonte të gjithë jetën e tij futbollit.

Përvec formimit akademik Lionel Messi shpreh keqardhje që nuk mësoi anglisht.

"U them fëmijëve të mi se sot kanë mundësinë - mos e humbisni. Kisha kohë të studioja anglisht kur isha fëmijë dhe nuk e bëra. Isha pak idiot. Tani jam pranë personazheve të famshëm të jashtëzakonshëm dhe ndonjëherë jam ndjerë si një person injorant".

Leo Messi foli edhe për respektin e ndërsjellë në sport sot

“Gjithmonë përpiqem të jem shumë respektues në fushë. Sigurisht, nuk jam shenjtor. Në një ndeshje nxehesh, reagon si të mundesh, ka një milion situata. Por për mua, gjithçka që ndodhte në fushë mbetej në fushë. Mund ta kisha kaluar vijën, siç themi ne, dhe të kisha thënë çdo gjë në nxehtësinë e momentit. Kur dëshiron kaq shumë të fitosh, nxehesh.”

Messi kishte një lidhje që në adoloshencë me Antonelë, së cilës i propozoi për martesë pasi kishte bërë dy fëmijë.

"Ne kishim qenë bashkë prej shumë vitesh. Kishim pasur tashmë Tiagon dhe Mateon; kishim dy djem. Dhe, një herë dolëm për të ngrënë në Barcelonë, në një hotel, kaluam natën dhe aty i propozova asaj - por pak a shumë ishte diçka që dihej, por ishte më shumë në një stil romantik.”

EMISIONET