Messi me ndërtim pa leje në Ibiza. Numri 10 në pritje të legalizimit…

Messi me ndërtim pa leje në Ibiza. Numri 10 në pritje të

Lionel Messi po has telashe të mëdha me vilën gjigande që ka në pronësi në Ibiza të Spanjës. Pak vite më parë, ai investoi në kompleksin që shtrihet në 16 mijë metra katrorë me një kopësht gjigand, pishinë dhe të gjitha komoditetet e mundshme, investim që i kushtoi afërsisht 11 milionë euro.

Për fat të keq, Messi nuk i ka kontrolluar mirë letrat e vilës pasi pronarët e mëparshëm kishin shtuar dy ambjente pa leje ndërtimi që nuk figurojnë as në dokumentin e shitblerjes dhe në këtë mënyrë, ai praktikisht nuk ka një dokument zyrtar që vërteton se e gjithë prona është e tij.

Numri 10 e ka lënë çështjen ne duart e avokatëve të cilët kanë nisur procedurat e legalizimit por duket se alternativa e vetme për momentin është prishja e ndërtimeve pa leje.

 

EMISIONET