Messi dëshiron Modriç në ekip, Beckham takohet me kroatin dhe transferimi mund të kryhet që në janar

Messi dëshiron Modriç në ekip, Beckham takohet me kroatin dhe

Lionel Messi dëshiron transferimin e Luka Modric tek Inter Miami. Sipas raportimeve David Beckham është takuar tashmë me mesfushorin kroat. Modric është në vitin e fundit të tij tek Real Madrid dhe me fillimin e sezonit të rij është aktivizuar vetëm 205 minuta.

Megjithëse verën e ardhshme ai do të jetë një lojtar i lirë, lëvizja e tij nga Madridi mund të ndodhë që në janar. Ai tashmë është 38 vjeç por ish-loktari i Realit, Pedja Mijatovic shprehet se Inter Miami ia ka vënë syrin tashmë mesfushorit duke ndjekur këshillën e Messit.

Së bashku me Messin skuadra amerikane do të kishte edhe një tjetër fitues të “Topit të artë” në përbërje.

EMISIONET