Merr fund sherri Barça-Neymar, palët arrijnë një akord financiar

Merr fund sherri Barça-Neymar, palët arrijnë një akord

Pas shumë vitesh, Barcelona dhe Neymar i japin fund një sherri të karakterit financiar mes tyre që lidhje me një bonus të majmë për lojtarin Brazilian.

Sot Barcelona bëri të ditur se është arritur një marrëveshje mes palëve për t'i dhënë fund çështjes në lidhje me një pagesë të pretenduar të kërkuar nga braziliani për një bonus nënshkrimi që lidhej me rinovimin e kontratës së tij të fundit në 2016 (një vit para se të transferohej në Paris).

Sulmuesi i PSG po kërkonte 43.6 milion, por gjykata i kishte dhënë të drejtë pretendimeve të klubit katalanas e në anën tjetër Neymar nuk dorëzohej duke bërë të tjera padi.

Për të mbyllur përfundimisht këtë mosmarrëveshje, që thuhet se ka penguar edhe një rikthim të mundshëm të lojtarit te Barcelona, këta të fundit negociuan direkt me lojtarin dhe arritën një kompromis për shumën që do të derdhin në llogarinë e futbollistit.

Sipas shifrave të cituara gjatë një seance dëgjimore në shtator 2019, shuma e këtij bonusi arrinte në një total prej 64.4 milion euro bruto. Neymar kishte marrë një pagesë të parë prej 20.75 milion por Barça më pas vendosi të mos i paguante 43.65 milion të mbetura pas vendimit të futbollistit për të lënë ekipin dhe për t’u transferuar një vit më vonë te PSG.

Shuma që ka derdhur Barcelona në llogarinë e Neymar nuk bëhet e ditur por kjo marrëveshje është firmosur nga të dyja palët dhe i jep fund një beteje ligjore prej disa vitesh nga të dyja kampet.

EMISIONET