Merkato e janarit, “çmenduri” shifrash të lojtarëve në Evropë
Merkato e janarit duket se ka nisur me shifra të larta. Milani së fundi duket se ka ndryshuar objektiv pasi Marcus Rashford është drejt kalimit te Dortmundi. Për drejtuesit e kuqezinjve në shënjestër është Joao Felix.
Portugez dhe nën menaxhimin e agjentit Jorge Mendes si trajneri i Milanit, ish-lojtari i Atletico Madrid po vuan të gjejë hapësirë te skuadra e Maresca-s dhe blutë do ta shesin atë pa shumë shqetësime.
Rashford mbetet ende objektivi i parë dhe nëse Joao Felix nuk transferohet diku tjetër deri në fund të janarit.
Paga nuk është pengesë, 5.7 milionë neto në vit, ndaj nuk do të duhej një dorë nga blutë, gjë që e bën edhe më të realizueshëm operacionin.
Ndërkaq Omar Marmoush ka arritur akordin total për transferimin e tij te Mançester Siti. Pasi ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje të Bundesligës këtë sezon për Ajntraht Frankfurt, egjiptiani mori vëmendjen e të gjitha klubeve të mëdha evropiane, ndërkohë që mbrëmjen e sotme pas ndeshjes ndaj Dortmundit, ku skuadra e tij triumfoi 2-0, ai u përshëndet me tifozët, duke iu dhënë lamtumirën.
Sipas reporterit gjerman, Patrick Berger , 25-vjeçari do të fitojë rreth 16 milionë euro në vit pas transferimit te Siti. Te Frankfurti ai fitonte 2 milionë euro në sezon, teksa rroga e tij tashmë do të 8 fishohet.
Siti do të paguajë rreth 75 milionë euro plus 5 milionë euro shtesë për egjiptianin. Marmoush do të prezantohet te “qytetarët” në fund të javës së ardhshme.