Menaxheri i Inzaghit: Tek Interi deri në 2037, takimi për rinovimin pozitiv, thjesht duroni edhe pak

Menaxheri i Simone Inzaghit takoi dje drejtuesit e Interit.
Biseda u fokusua te rinovimi i trajnerit emilian, i cili shijoi titullin e parë kampion në pankinë.
Zikaltrit janë shumë të kënaqur me punën e teknikut, i cili ka edhe 1 vit kontratë.
Dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet zgjatja e bashkëpunimit mes palëve.
Në lidhje me takimin me drejtuesit e kampionëve të Italisë, agjenti Tullio Tinti u shpreh se bisedimet vijojnë.
Teksa nuk e kurseu një batutë në lidhje me kohëzgjatjen e saj.
“Nuk e di nëse Simone do të qëndrojë, por po flasim në lidhje me rinovimin.
Për mendimin tim, ai do të mbetet tek Interi deri ne 2037…
Jemi ende në hapat e parë, por ekziston vullneti i mirë nga të dy palët.
Takimi ishte pozitiv, por nuk po nxitohemi.
Duke marrë parasysh edhe faktin e ndryshimit të pronësisë së Interit, nuk duhet harruar një gjë e tillë”, deklaroi Tinti.
Inzaghi mbylli sezonin e tretë në stolin e skuadrës nga Milano. Deri tani ka fituar një titull, 2 Kupa dhe 3 Superkupa Italie.

