Menaxheri i Dani Olmos në negociata me 'gjigantët' e Premier League

Menaxherët e mesfushorit të Barcelonës, Dani Olmo, thuhet se janë në bisedime pozitive me Arsenalin për një transferim të mundshëm në merkaton e janarit.
Olmo u transferua te Barça nga Leipzig për 60 milionë euro këtë verë.
Sipas gazetarit të “Sky Sports”, Sacha Tavolieri, menaxherët e Dani Olmos po mbajnë kontakte të rregullta dhe pozitive me Arsenalin dhe Manchester Cityn përpara merkatos së janarit.
Nëse Barcelona nuk është në gjendje ta regjistrojë Dani Olmon për pjesën e dytë të sezonit, spanjolli do të jetë në gjendje të largohet si lojtar i lirë në merkaton e dimrit për shkak të një klauzole në kontratën e tij.

