Mekaniku i Ferrarit eviton tragjedinë në Kanada. Gjesti heroik i italianit

Ferrari në Montreal nuk arriti më shumë se vendi i katërt me Leclerc por në skuadrën e kuqe kanë një motiv për të qenë krenarë. Një prej teknikëve të kokëkuqes i pozicionuar në bokese evitoi një tragjedi të mundshme që gjithsesi nuk ka asnjë idhje me makinën Ferrari.
Në momentin që George Rusell po hynte në bokse me një shpejtësi të ulët për të bërë disa modifikime në makinë e për t’u rikthyer sërish në garë, goma e pasme e makinës Mercedes u shkëput duke u rrotulluar në pit lane e duke rrezikuar kështu jetën e qindra punonjësve, gazetarëve apo drejtuesve të skuadrave.
Një prej mekanikëve të Ferrarit e kuptoi në moment rëndësinë e ngjarjes duke e ndalur gomën. Momenti nuk është filmuar nga asnjë kamer e pistës apo e transmetuesit zyrtar, por dëshmitarët theksojnë se punonjësi i Ferrarit evitoi një tragjedi.

