Mediat italiane ndalen te sherri mes dy shokëve Asllani-Sanchez në miqësore

Mediat italiane ndalen te sherri mes dy shokëve Asllani-Sanchez në

Mediat italiane kanë parë me kujdes miqësoren e djeshme që u fitua 3-0 nga Kili ndaj Kombëtares sonë. Fokusi ishte te përplasje e dy lojtarëve të Interit, Alexis Sanchez dhe Kristjan Asllani, gjatë një momenti të lojës.

“Tuttomercatoweb” shkruan: “Alexis Sanchez dhe Kristjan Asllani janë përballur mbrëmë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Tardini”.

Kili mundi Shqipërinë 3-0, por ajo që bëri lajm ishte përplasja mes dy shokëve të skuadrës, tek Interi i Inzaghit.

Ndërhyrja e rrezikshme nga ish-lojtari i Barcelonës dhe Manchester United me taka e trembi aq shumë mesfushorin e ri, i cili u zemërua me kundërshtarin e tij.

Sanchez u ndëshkua me karton të verdhë dhe mes të dyve pati një debat të nxehtë, i cili më pas u sqarua. Në fund të pjesës së parë ishte Sanchez, ai që iu afrua Asllanit për t’i kërkuar falje dhe për të ndërruar fanellat e kombëtareve me njëri-tjetrin”.

EMISIONET