Media italiane i bën jehonë 18-vjeçarit shqiptar: Një Maldini debutoi me Arsenalin

Media italiane i bën jehonë 18-vjeçarit shqiptar: Një

Maldini Kacurri debutoi mbrëmjen e djeshme me Arsenalin, që fitoi 5-1 përballë Bolton.

Sigurisht që një emër i tillë nuk mund t’i shpëtonte mediave italiane.

“Arsenal, debutim për Maldinin… Kacurri: I linduri shqiptar në vitin 2005 që ka emrin e tij falë Paolos”, shkruhet në titullin e “Tuttomercato”.

Më pas shkrimi vazhdon me: “Mbrëmjen e djeshme një Maldini debutoi me Arsenalin”.

Kujtojmë se Kacurri debutoi si zëvendësues në ndeshjen e Kupës Karabao.

Mbrojtësi mori vendin e Kalafiorit në minutën e 70-të, teksa ra në sy për saktësinë e tij.

EMISIONET