Medalje në Europianin e Boksit, Zeneli nderon flamurin kuqezi

Medalje në Europianin e Boksit, Zeneli nderon flamurin kuqezi

Në Shqipëri, medaljet ndërkombëtare nuk i sjell vetëm peshëngritja pasi edhe sporte të tjera të forcës janë po kaq të suksesshme. Arjol Zeneli, vlonjati 17-vjeçar ka prekur finalen e Kampionatit Europian të boksit për të rinj që po zhvillohet në Bullgari.

Talenti nga qyteti bregdetar kaloi lehtësisht 5-0 në gjysmëfinale moldavin Iliç Iliç dhe në këtë mënyrë, Shqipëria e ka të sigurt minimalisht medaljen e argjendtë në këtë europian.

I riu vonjat synon të artën që do të ishte një sukses shumë i rëndësishëm për boksin shqiptar në vitet e fundit ku talentet nuk kanë munguar. Flimisht Zenelaj eleminoi kampionin e Europës, spanjollin Serano dhe tashmë synon titullin më të lartë kontinental.

 

EMISIONET