"Më pëlqeu si kurrë më parë Rey Manaj", Rudi Vata: Shqipëri serioze dhe solide

I ftuar në “Ora Sport” në Ora News, ish-futbollisti i Kombëtares Rudi Vata tha se Shqipëri në ndeshjen me Ukrainën ishte serioze dhe solide.
Vata: Shqipëria ishte serioze dhe solide. Po ta shohësh nga përqendrimi dhe në zbatimi ne detyra ishte perfekte. Ishte një shqipëri që guxoi. Manaj më ka pëlqyer si asnjëherë tjetër dhe i dha shumë mundësi skuadrës që të merrte frymë.
Janë dy skuadra me nivel të njëjtë dhe ne jemi një skuadër në rritje, ndërsa Ukraina nuk ka arrit në nivelet e saj më të mirë. Akoma jemi një skuadër në ndërtim dhe që po krijojmë lojën tonë
