MBYLLET SEZONI/ Vllaznia në Europë, Bylis në të Parën, Kukësi shpëton, Laçi e Teuta ngelen “thatë”

MBYLLET SEZONI/ Vllaznia në Europë, Bylis në të Parën,
Nuk ka më pikëpyetje, gjithçka është e qartë. Përtej titullit që shkon për Partizanin dhe Tirana e Egnatia që do të luajnë në Europë, pas 36 javëve kampionat, bileta e fundit e Conference League shkon për Vllazninë.

Shkodranët triumfuan 2-1 në ndeshjen më të rëndësishme për të arritur objektivin minimal. Në Ballsh u luftua deri në fund por shkodranët kthyen në favor disavantazhin e përkohshëm duke shtyrë Bylisin në Kategorinë e Parë e duke i rrëmbyer Teutës vendin e katërt në një sezon shumë problematik për të dyja skuadrat.

Nuk i shërben për asgjë fitorja e thellë 3-0 Laçit kundër Kastriotit dhe kurbinasit dështojnë në misionin për të shënjestruar një nga 4 vendet e para dhe në këtë mënyrë edhe merkatoja e tyre do të kushtëzohet nga ky fakt.

Jashtë mbetet edhe Teuta që humbi në Tiranë me Partizanin, ndërsa Erzeni shpëton momentalisht edhe pse duhet të luajë një tjetër finale, atë me Korabin për skuadrën që sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë Superiore. Mision i përmbushur edhe për Kukësin që arrin të fitojë në Rrogozhinë dhe të shpëtojë nga vendi i tetë.

MBYLLET SEZONI/ Vllaznia në Europë, Bylis në të Parën,

 

EMISIONET