MBYLLET SERIE A/ Roma dhe Atalanta në Europa League, Juventus në Conference (VIDEO)
Java e 38 e Serie A është finalizuar me takimet e mbrëmjes për të mbyllur zyrtarisht sezonin 2022-2023.
Atalanta dhe Roma në Europa League respektivisht si i 5 dhe e 6 në klasifikim triumfon dhe Juventusi që mban perfundimisht vendin e shtatë dhe të fundit europian e në këtë rast kualifikohey në Conference League.
Bardhzinjtë fituan 1-0 në fushën e Udineses por suksesi i Romës 2-1 me Spezian i mban verdhekuqtë në vendin e gjashtë që është edhe zona Europa League.
Edhe Atalanta që kaloi 5-2 Monza-n pret biletën e Europa League dhe është skuadra e parë në radhë për këtë kompeticion.
Përsa i përket mbijetesës, Verona u thye 3-1 nga Milani dhe do të luajë finalen play out me Spezian pasi pikët me ligurët janë të barabarta, 31.
Pjesa tjetër e klasifikimit nuk ndryshon me kjatërshën e parë Napoli, Lazio, Inter, Milan që sigurojnë Champions League ndërsa dy skuadrat e tjera të rrëzuara tashmë janë Cremonese dhe Sampdoria.