Mbyllet Serie A për klasifikimin e 4 vendeve të para, Lazio nënkampione e Italisë, lë pas Interin (VIDEO)

Fitojnë Interi dhe Lazio në javën e fundit të Serie A duke ndërtuar tablonë finale të katër vendeve të para ku Napoli, Lazio dhe Inter plotësojnë podiumin të ndjekur nga Milani i vendit të katërt që është edhe bileta e fundit e Champions League.
Skuadra e Elseid Hysajt ku shqiptari luajti sërish titullar, kaloi pastër 2-0 në transfertë Empolin me gola të Romagnoli-t dhe Luis Albertos duke mbyllur sezonin në vendin e dytë, arritje që nuknishte rregjistruar asnjëherë në 20 sezonet e fundit të bardhekaltërve.
Në vendin e tretë me 2 pikë më shumë ndjek Interi që kaloi 1-0 në Torino “Demat” dhe tashmë duhet të mendojë vetëm dhe ekskluzivisht për finalen e UEFA Champions League.

