Mbyllet merkato në Arabinë Saudite, Salah qëndron te Liverpooli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2023, 15:30

Mbrëmë është mbyllur afati kalimtar në Arabinë Saudite. Klubet arabe shpenzuan rekord para për transferimin e top-yjeve të futbollit evropian atje. Megjithatë, ata nuk arritën ta sillnin edhe Mohamed Salah.
Al-Ittihad tentoi deri në orët e fundit për transferimin e egjiptianit, por Liverpool refuzoi shuma rekord parash deri në 230 milionë euro për të.

