Mbrojtësi kampion bote rrëfen se ka vuajtur shumë prej depresionit gjatë pandemisë

Mbrojtësi kampion bote rrëfen se ka vuajtur shumë prej

Benjamin Pavard rrëfen dramën e momenteve të errëta të jetës së tij gjatë izolimit që shkaktoi pandemia në vitin 2020. Në një intervistë dhënë për gazetën “Le Parisien”, mbrijtësi francez zbulon se ka vuajtur nga depresioni.

“Koka ime nuk ishte në rregull. Në fillim i thua vetes se nuk po ndodh asgjë dhe kjo situatë do të kalojë, por e shikon që shkon në stërvitje pa buzëqeshjen e zakonshme dhe e kupton që diçka nuk shkon dhe i thua vetes që duhet të reagosh.

Si të gjithë edhe unë jam njerëzor dhe edhe pse kam një shtëpi të mrekullueshme, kam nevojë për kontakte me njerëzit. Zgjohesha dhe nuk kisha uri. Nuk më pëlqen shumë si fjalë por ishte depresion. Tani jam shumë mië mirë. Dola prej situatës më i fortë dhe një njeri më i mirë. Depresioni më ndryshoi shumë”.

EMISIONET