Marotta: Titulli? Ka optimizëm të madh brenda ekipit dhe dëshirë për të shpërthyer...

Marotta: Titulli? Ka optimizëm të madh brenda ekipit dhe

"Ylli i dytë? Ka optimizëm të madh brenda ekipit, dëshirë për të shpërthyer dhe adrenalinë të fortë, por ende na mungojnë disa pikë. Le të përpiqemi të jemi të fokusuar. Cagliari lufton për mbijetesë në Serie A, pavarësisht rezultatit të së dielës".

Nuk është ende koha për të festuar tek Interi. Fjalët e CEO, Beppe Marotta, rrezatojnë pikërisht këtë gjë: "Kapiteni duhet të përfaqësojë klubin, të përcjellë një ndjenjë përkatësie dhe të rrënjosë kulturën e punës.

Ishte e lehtë për ne ta gradonim kapitenin aktual. Lautaro është pjekur shumë, nuk kishim asnjë dilemë t’ia besonim shiritin e kapitenit. Ai ka një ndjenjë të madhe përkatësie. Nuk e shihni dot para ndeshjeve, por është më i tensionuari.

Pas këtij tensioni qëndron dashuria e tij për Interin. Edhe Dimarco është praktikisht një ultras i Interit. Ai ka qenë me Interin që kur ishte fëmijë. Në të ardhmen mund të bëhet kapiten".

EMISIONET