Marotta: Rinovimi me Inzaghin, formalitet, Seria A të bëhet me 18 skuadra
"Jemi shumë të kënaqur me Inzaghin, rinovimi i tij është vetëm një formalitet.
Ai ka punuar shumë mirë gjatë këtyre viteve dhe është një pikë referimi si në aspektin personal ashtu edhe në atë teknik.
Jemi shumë të lumtur që e kemi me ne dhe, sapo sezoni të përfundojë, do të takohemi për të rinovuar kontratën."
Në një intervistë për ‘Radio Anch'Io Sport’ në ‘Radio1’, presidenti i Interit, Beppe Marotta, edhe një herë konfirmoi vlerësimin dhe besimin e plotë për trajnerin Simone Inzaghi, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2026.
"Ne jemi Interi dhe për këtë arsye jemi gjithmonë nën një presion të madh. Historia jonë është një shembull për t’u ndjekur dhe është normale që të kemi këtë tension dhe presion.
Është pjesë e lojës", tha ai. "Nuk duhet të fshihemi, duhet të jemi ambiciozë dhe të konkurrojmë në të gjitha garat ku jemi të pranishëm.
Nëse dikush tjetër do të jetë më i mirë, atëherë le të jetë kështu…"
Sa u përket spekulimeve për transferimin e Gustav Isaksen tek Interi, Marotta u shpreh: "Është një lojtar i mirë, por çdo ditë na lidhin me këtë ose atë lojtar.
Ajo që është e sigurt është se me Lautaron dhe Thuram kemi një dyshe sulmi të nivelit europian, por do të vlerësojmë gjithçka që tregu mund të na ofrojë."
Pwr garwn nw Serinw A, Marotta shtoi:
"E bukura e futbollit është të kemi tri skuadra që luftojnë për titullin, një kampionat emocionues siç nuk e kemi parë prej vitesh.
Kjo është pozitive për futbollin italian. Jemi ende në një fazë të hapur dhe gjithçka mbetet për t'u vendosur.
Unë mendoj se Serie A duhet të reduktohet në 18 skuadra, sepse numri i madh i ndeshjeve mes klubeve dhe kombëtareve është një problem i madh.
Sot, shpenzimi i energjive fizike dhe mendore nuk është i njëjtë si në të kaluarën dhe kjo ka sjellë më shumë dëmtime tek lojtarët."