Maroku, një skuadër e “importuar”. Pjesa më e madhe e lojtarëve kanë lindur jashtë vendit

Maroku, një skuadër e “importuar”. Pjesa më e madhe e

Janë surpriza më e madhe e këtij botërori dhe sigurisht që do të mbeten në histori, pavarësisht rezultatit që do të arrijnë në gjysmëfinalen me Francën. Maroku tashmë e ka fituar kupën e botës por limit ka vetëm qiellin. Një skuadër pa pika referimi, dogma të qarta dhe me emra të njohur që kur shkrihen me pjesën tjetër bëhen të panjohur.

Të drejtuar nga një trajner i lindur në Francë që ka zgjedhur Marokun ashtu si 14 nga 26 lojtarët e tjerë të kësaj skuadre, ata janë heronjtë e vërtetë të vendit shpesh herë në vështirësi të mëdha financiare që i kanë detyruar miliona marokenë të emigrojnë. Heroi Bono ka lindur në Kanada, Hakimi në Spanjë apo Mazraoui, Amrabat e Ziyech në Holandë.

Pjesa tjetër në vende të ndrshme të botës ku prindërit e tyre hodhën rrënjë por ata nuk e snobuan asnjëherë Marokun. Rasti më konkret është ai i Hakimi që mori një ofertë konkrete nga Spanja por asnjëherë nuk e ndjeu veten si në shtëpi, ndërsa trajneri Walid Regragui shprehet:

“Kam lindur e kam studiuar në Francë por vendi im i origjinës më ka dhënë një mundësi”.

Nuk e tepron kur e krahason skuadrën e tij me Roki Balboan ndërsa sot ai duhet të mendojë si të mposhtë skuadrën e vendit ku u rrit, Francën superfavorite.

EMISIONET