Mancini habitet me arabët, largohen tre lojtarë se nuk pranonin stolin

Mancini habitet me arabët, largohen tre lojtarë se nuk pranonin stolin

Tërmet te Arabia Saudite një ditë para debutimit në Kupën e Azisë, që po mbahet në Katar.

Trajneri Roberto Mancini do të duhet të përfaqësohet në këtë kompeticion pa tre prej futbollistëve që i kishte në listën e të grumbulluarve, teksa arsyet i shpjegon jo pak i çuditur vetë trajneri italian.

“Të tre ishin pjesë e listës dhe duhet të pyesni ata për arsyen pre mungojnë. Al Faraj vuri kusht që të mos luante në miqësore dhe vetëm në ndeshjet zyrtare, ndaj u largua.

Sultan Al Ghanam më vuri kusht që do të qëndronte në grumbullim vetëm nëse i garantoja një vend si titullar. Formacionin e vendos unë dhe jo lojtarët.

Një gjë e tillë nuk më ka ndodhur kurrë. Edhe me portierin Al Adiqi më ndodhi e njëjta situatë, pasi kisha folur disa herë dhe në fund u largua duke thënë e dëshiron të luajë titullar.

Sigurisht që ata mund të ishin titullarë, por formacionin për momentin nuk e di as unë. Dua t’i shoh të gjithë në stërvitje, që të garojnë me njëri-tjetrin dhe më pas të luajnë ata që janë në formën më të mirë.

Të luash me kombëtaren është krenari dhe nuk më ka ndodhur asnjë situatë e tillë”, tha Mancini.

Arabia Saudite do të nisë rrugëtimin e saj në Kupën e Azisë me sfidën përballë Omanit, që do të startojë të martën në orën 18:30.

EMISIONET