Manchester United, pagat e larta po “groposin” klubin më të titulluar të Anglisë

Manchester United, pagat e larta po “groposin” klubin më

Cristiano Ronaldo dhe Rafael Varane ishin dy lojtarët më të rëndësishëm që u transferuan te Manchester United sezonin e kaluar dhe duket se këto dy lëvizje i kanë kushtuar shumë klubit të pronarëve amerikanë të familjës Glazers.

Sipas raportimeve, në bilancin e bërë për vitin e fundit, Manchester United rezulton me 130 milionë euro humbje, një vrimë e madhe e zezë duke llogaritur faktin që prej dekadash “Red Devils” ishin një klub me fitime të mëdha aq sa llogaritej edhe si marka më fitimprurëse në të gjithë botën e futbollit.

Pagat e larta dhe shpenzimet në merkato e kanë shtyrë klubin drejt një humnere të rrezikshme ku mund të bjerë shumë shpejt nëse vazhdon në këtë rrugë. Nëse i hedhim një sy listës së pagave te klubi i kuq, CR7 kryeson me 25 milionë pound në vit por paga të frikshme arkëtojnë edhe De Gea me 19.5, Casemiro e Sancho 18, Varane 17.7 apo Martial 13.

Manchester United, pagat e larta po “groposin” klubin më

Edhe pse arkëtimet kanë qenë rreth 600 milionë euro, humbjet janë llogaritur rreth 2.5 milionë euro në javë. Momentalisht, United paguan 400 milionë euro paga në vit, rreth 70 më shumë se viti i kaluar dhe kjo është një e dhënë shumë domethënëse.

EMISIONET