Manchester United kërkon titullin, ofron 120 mln. për nënkampionin e botës
Kolo Muani po bëhet emri më i nxehtë i merkatos së futbollit europian. Sulmuesi i Eintracht Frankfurt që këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe 12 asiste, është vënë në shënjestër të PSG prej kohësh por në garë ka hyrë edhe Manchester United që synon ta thyejë konkurrencën me para.
"Bild" bën me dije se Eintracht nuk pranon më pak se 100 milionë për 24-vjeçarin, ndërsa anglezët e Ten Hag propozojnë 120 milionë.
Muani i cili ra në sy me fanellën e Francës në Kupën e Botës ku shënoi një gol në gjysmëfinale dhe ndryshoi ndeshjen në finale duke fituar edhe një penallti, ka bërë me dije se nuk dëshiron të vazhdojë në Gjermani.
Ai është emri i duhur për Man. United që kërkon të garojë për titullin kampion sezonin e ardhshëm.