Manchester United del "blof" me Joao Felix, një klub anglez e parakalon

Chelsea ka arritur të bindë Atletico Madrid dhe të parakalojë Man. United për të transferuar në formë huazimi deri në qershor talentin portugez, Joao Felix.
I blerë 3 vite më parë nga Benfica, 23-vjeçari nuk e ka bindur trajnerin Simeone qe ka ndezur dritën jeshile për largimin e tij. Përveç 11 milionë eurove që arkëton për të zbutur disi dhimbjen e 120 milionëve të shpenzuara për ta blerë, Atletico kursen edhe pagën e lojtarit.
Transferimi i Felix në Premier me Chelsean mund të jetë përfundimtar nëse blutë pranojnë të paguajnë shumën për kartonin e tij në qershor.

