Manchester United bën ofertën joshëse për zbulimin më të madh të Igli Tares

Rreth 68 milionë euro duhet të mjaftojnë për të bindur Lazion të lirojë mesfushorin Sergey Milinkovic-Savic.
Manchester United ka gati goditjen e madhe të merkatos së verës pasi dështoi në misionin De Jong. Djajtë e kuq janë rikthyer në garë për mesfushorin e Kombëtares së Serbisë të zbuluar nga Tare 7 vite më parë te Gent ku e mori për vetëm 11 milionë.
Sipas “Daily Telegraph”, United e ka rritur ndjeshëm ofertën oër shtatlartin bardhekaltër që ka një kontratë që e lidh me Lazion deri në vitin 2024. Milinkovic është një nga mesfushorët më të mirë të Serie A me 294 ndeshje dhe 58 gola të shënuar.

