Manchester City tregon forcën në Londër, ndaj Chelsea-t fiton cilësia (VIDEO)

Mjafton një gol i Riyad Mahrez që Manchester City të ngjitet në -5 nga Arsenali. Në ndeshjen e së enjtes, skuadra e Pep Guardiolës kaloi 1-0 me shumë vështirësi Chelsea-n që dhuroi një ndeshje të fortë e të luftuar ku edhe nëse do të kishte marrë 3 pikë, nuk do të kishte vjedhur asgjë.
Diferencën në këtë sfidë e bëri stoli pasi Potter me 8 mungesa nuk ksihte mundësi që të freskonte skuadrën me lojtarë cilësorë në pjesën e dytë ndërsa Guardiola hodhi në fushë dy lojtarë me peshë si Mahrez dhe Graelish ku ky i fundit dha një kontribut të madh për fitoren.
Me këtë humbje, stoli i Potter dridhet edhe më shumë ndërsa City përfitoi nga ndalesa e Arsenalit me Newcastle.

