Manchester City largon një tjetër kampion, Mahrez pranon ofertën faraonike nga Al-Ahli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2023, 08:59

Riyad Mahrez është shumë pranë Arabisë Saudite nga ku ka marrë një ofertë të parezistueshme, 90 milionë euro për 3 sezone.
Sulmuesi afrikano-verior mendon seriozisht largimin nga Manchester City që gjithashtu nuk është kundër transferimit të lojtarit te Al Ahli pasi klubi nga Riyadh ofron rreth 40 milionë euro për kartonin e tij.
Gjatë ditës së sotme, Mahrez do të kryejë testet mjekësore dhe më pas do të bashkohet me skuadrën e re. Për të zëvendësuar algjerianin, Manchester City ka shënjestruar sulmuesin e Barcelonës, Rafinha.

