Manchester City i papërballueshëm për Leicester, -3 nga Arsenali, Halaand “kanibal” (VIDEO)

Manchester City i papërballueshëm për Leicester, -3 nga Arsenali,
47 gola sezonalë, 202 në total gjatë gjithë karrierës së tij dhe dy të shënuar vetëm në pjesën e parë të sfidës me Leicester City.

Erling Halaand nuk dëshiron të ndalet edhe pse sezoni është drejt fundit dhe energjitë e skuadrave e lojtarëve nisin të shterojnë. Sulmuesi norvegjez ndihmoi ekipin e Manchester City të shkatërrojë plotësisht Leicester City tashmë shumë pranë Championship.

Ndeshje pa histori në “Etihad Stadium” ku skuadra e Pep Guardiola-s nuk kurseu energji për sfidën e mesjavës në Mynih duke e shkelur gazin në maksimum me një fitore 3-1 që e çon në -3 pikë nga Arsenali kryesues, me shpresën se “Topçinjtë” do të bëjnë një tjetër hap fals në 8 javët e fundit të Premier League. Gjithçka mbetet e hapur në Angli.

EMISIONET