MANCHESTER CITY, I FRIKSHËM NË KUPË! I shkëput mesfushorin Milan-it dhe i merr sulmuesin Lyon-it
Tijani Reinders dhe Rayan Cherki i janë bashkuar tashmë Mancester City. I pari i dha lamtumirën Milanit, duke shtuar edhe të ardhurat në buxhet, ndërsa i dyti shkëputet nga Lioni. Tashmë britanikët me këto lëvizje synojnë kupën e botës për ekipe, por edhe premier lig

Manchester City ka zyrtarizuar dy lojtarë të rinj në ekip.
Milani i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Tijjani Reijnders, i cili transferohet përfundimisht te britanikët, ku do të jetë pjesë e projektit për Botërorin e ri për Klube me 32 ekipe.
Mesfushori holandez mbyll aventurën e tij në "San Siro" pas vetëm dy sezoneve, me sezonin e fundit që shënoi kulmin e tij: 54 ndeshje dhe 15 gola në të gjitha kompeticionet.
Reijnders, i blerë në verën e vitit 2023 nga AZ Alkmaar për 20.5 milionë euro, kishte rinovuar kontratën me Milanin në mars 2025 deri në qershor 2030, me një pagë neto prej 3.5 milionë euro në vit.
Sipas burimeve nga media sportive, marrëveshja e shitjes është mbyllur për 57 milionë euro + bonuse, që mund ta çojnë vlerën totale deri në 70 milionë euro. Nëse këto shifra konfirmohen, Milanin fiton rreth 44 milionë euro.
Manchester City zyrtarizoi edhe Rayan Cherkin talentin franko-algjerian që kalon nga Lyoni te Guardiola
Sipas të dhënave të publikuara nga Eagle Football Group, grupi që kontrollon klubin francez, marrëveshja e transferimit të Cherki ka kapur vlerën totale prej 42.5 milionë euro, nga të cilat 6 milionë janë bonus.
Cherki, i cili debutoi në Ligue 1 që në moshën 16-vjeçare në vitin 2019 ndaj Dijonit, largohet nga Lyoni pas 185 paraqitjesh, 29 golash dhe 45 asistimesh në të gjitha kompeticionet. Pas gjashtë sezonesh, ai i jep fund aventurës së tij në klubin ku u formua, duke u larguar pas sezonit më të mirë në karrierë.


