Man. United-Villarreal është finalje e Europa League

Man. United-Villarreal është finalje e Europa League

Nuk do të ketë finale angleze edhe në Europa League ashtu si në Champions League pasi janë Man. United dhe Villarreal që do të përballen në Gdansk. Teksa për Man. United finalja ishte formalitet pas suksesit të parë 6-2 me Romën, për Villarreal ishte një kualifikim i vështirë.

Në “Olimpico”, Roma pretendonte të bënte përmbysjen e madhe ndoshta si ajo ndaj Barcelonës vite më parë në Champions por Man. United nuk nënvlerësoi asgjë duke shënuar menjëherë me Cavanin në 39’, çka i dha qetësi anglezëve. Roma reagoi në pjesën e dytë me dy gola të shpejtë me Dzeko e Cristante por “El Matador” ndëshkoi sërish verdhekuqtë me barazimin 2-2. Pak minuta nga fundi erdhi edhe goli i fitores së nderit për Romën nga i riu, Zalewski me sfidën që përfundoi 3-2 dhe në finale shkon Man. United.

Në “Emirates”, Villarreali mori një barazim me vlera 0-0 ndërsa meritonte më shumë në fakt për atë që tregoi në fushë dhe fluturoi në finalen e madhe falë suksesit 2-1 në gjysmëfinalen e parë.

Sfida ishte shumë emocionuese edhe pse u mbyll pa gola por për Villarreal do të ishte mëkat të mos kualifikohej në finale pas një ndeshje pothuajse të dominuar me lojë dhe raste ndaj Arsenalit.

 

EMISIONET