“Man. City merr para nga qeveria e Abu Dhabit”. Der Spiegel zbulon skandalin e radhës

“Man. City merr para nga qeveria e Abu Dhabit”. Der Spiegel zbulon

Akuza të reja ndaj Manchester Cityt nga “Der Spiegel”. Revista javore gjermane, e famshme për zbulimet dhe shumë problematika në futboll thekson se ndikimi i shteteve në futbollin profesionist u vu në qendër të vëmendjes pas sanksioneve të vendosura ndaj Chelseat dhe pronarit të saj Roman Abramovich, teksa sot ka publikuar se ka prova që zbulojnë shkeljet e kryera nga Man. City.

Gjetjet e reja nga Der Spiegal dhe rrjeti i lajmeve për Bashkëpunimet Investigative Evropiane (EIC), të cilat përdorën dokumente të shumta të ofruara nga platforma Football Leaks, tregojnë se kompania që qëndron pas Manchester City duket se ka shkelur rregullat në fuqi duke paguar miliona tarifa për agjentët e lojtarëve dhe madje edhe orkestrimi i një marrëveshjeje sekrete për të nënshkruar me një lojtar të mitur.

Revista thekson gjithashtu se klubi anglez ka marrë para nga qeveria e Abu Dhabit. Abu Dhabi United Group Investment & Development (ADUG) është në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed dhe ishte pronar zyrtar i Manchester City nga viti 2008 deri në vitin e kaluar, kur ekipi u transferua në një kompani tjetër në pronësi të Mansour.

Edhe pse qeveria e këtij vendi insiston të thotë se ADUG është një kompani totalisht e pavarur nga qeveria dhe është private, sipas disa dokumenteve që revista ka në posedim, zbuloi, se pagesat e ADUG për klubin ishin të autorizuara nga një zyrë shtetërore.

Khaaldoon Al Mubarak, president i Manchester City dhe kryeministër i Abu Dhabi, si dhe kreu i Autoritetit të Çështjeve Ekzekutive (EAA), një agjenci qeveritare e Abu Dhabit e fokusuar në furnizimin e udhëzimet strategjike dhe që menaxhon llogaritë që i përkasin ADUG-së, ka miratuar që flukset e parave të kontrolluara nga qeveria të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë e klubit anglez të Premier League.

Kjo tregon sipas Der Spiegel, sesi te Manchester City, qeveria e Abu Dhabit dhe menaxhimi i ekipit të futbollit janë bërë thuajse të padallueshme.

UEFA e kishte sanksionuar tashmë klubin e Mançesterit në vitin 2020, duke e përjashtuar atë nga Champions League për dy vjet pikërisht për shkak të zbulimeve të publikuara nga Der Spiegel. Sidoqoftë, Manchester City u lirua më vonë pas apelimit të vendimit para Gjykatës së Arbitrazhit të Sportit (CAS).

EMISIONET