Man. City merr komandën në Premier League. Shikoni fitoren 3-1 me Watford

Man. City merr komandën në Premier League. Shikoni fitoren 3-1 me

Bie Chelsea, fiton Liverpooli dhe ngrihet Man. City. Sot Premier League pati jo pak surpriza por Pep Guardiola nuk mund të gabojë me Man. Cityn e tij që mposht surprizën Watford 3-1 në një ndeshje pa shumë histori në Londër.

Citizens menjëherë me Sterling në minutën e 4’ hapën serine e golave ndërsa lojtari më në formë i tyre, Bernardo Silva dyfishoi në 31’.

Skuadra e Ranierit përpiqet të bëjë diçka por Bernardo Silva sërish shënon golin e tij të dytë personal dhe të tretin për miqtë që lejojnë në 74’ të shënojë Hernandez golin e nderit për Watford.

Me këtë sukses, Man. City merr kryesimin me 35 pikë, ndjek Liverpool 34 dhe Chelsea 33 pikë pas humbjes me West Ham.

 

EMISIONET