Mamaja e shokut të skuadrës ndau nga Shakira mbrojtësin e Barcelonës, Pique

Merr përmasa të tjera skandali rozë i familjes Pique që tashmë rrezikon të dëmtojë edhe skuadrën e Barcelonës. Gjatë ditëve të fundit është raportuar për ndarjen e mbrojtësit nga bashkëjetuesja, këngëtarja Shakira për shkak të një tradhëtie të mundshme të numrit 3.
Mediat spanjolle nuk janë mjaftuar me kaq por i kanë shkuar më tej çështjes duke tentuar të zbulojnë emrin e femrës misterioze që ka hyrë në mes të çiftit më të famshëm të Barcelonës.
Përfundimi është deri diku i frikshëm pasi shumë rrugë të çojnë tek emri i mamasë së mesfushorit 17-vjeçar Gavi, i cili është pjesë e skuadrës katalanase ku ndër të tjera Pique është edhe kapiten.
Mediat iberike bëjnë me dije se mamaja e djaloshit të Barcelonës dhe Pique po shoqërohen bashkë shpesh herë ndërsa mendohet se edhe vetë mesfushori është në dijeni të lidhjes së tyre.
Gavi që debutoi me Barcelonën në moshën 16-vjeçare konsiderohet një nga lojtarët më premtues të brezit të ri por ngjarjet e funit mund ta shtyjnë atë larg Katalonjës pasi në adresë të tij Liverpool ka bërë një ofertë konkrete.

