Madhështia e Gjakovës, francezët nuk e besojnë dot humbjen e Cysique

Madhështia e Gjakovës, francezët nuk e besojnë dot humbjen e

Për të kuptuar se çfarë fitore ka arritur Nora Gjakova, mjafton të shikojmë reagimet e francezëve. Ekipi olimpik alpin ka një traditë të madhe në sportin e Xhudos dhe bashkë me Japoninë janë vendet që sigurojnë më shumë medalje në kompeticionet ndërkombëtare.


Madhështia e Nora Gjakovës është e papërsëritshme kur shikon zhgënjimin e madh në Francë ku gazeta më e madhe “L’Equipe” i kushton një titull të madh “Një medalje argjendi e trishtë për Cysique”.

E trishtë sepse sportistja franceze ishte favoritja e madhe për të fituar duelin ndaj Nora Gjakovës, sepse pikërisht Cysique e kishte dominuar xhudisten dardane në Botërorin e 2019 pikërisht në Tokyo dhe kishte arritur t’i jepte Francës medalje argjendi dhe bronzi pikërisht në atë Botëror.

Francezët ishin të sigurtë për një fitore por janë habitur nga humbja, madje me Ippon e luftëtares kosovare dhe që të kuptohet madhështia e saj dhe e Kosovës mjafton vetëm një fakt.

Franca, një gjigand i sportit të xhudos për femra e meshkuj ka vetëm 3 medalje deri tani në Lojërat Olimpike, argjendi që ia siguroi Cysique, argjendi tjetër nga Bouchard dhe një bronzi ndërsa Kosova mbretëron me 2 medalje të arta. Komentet e tjera janë të panevojshme!

EMISIONET