"Lumë" golash pa u mbyllur ende java e parë në Bundesliga, në 5 ndeshje u shënua 23 herë

"Lumë" golash pa u mbyllur ende java e parë në

Teksa ende nuk është mbyllur komplet java e parë në Bundesliga, kampionati gjerman ka dhuruar "lumë" golash. Në 5 ndeshjet që u luajtën sot në drekë, u shënuan plot 23 gola.

Augsburgu dhe Monchengladbah dhuruan spektakël mes tyre, ku u realizuan plot 8 gola. Takimi mes tyre përfundoi në barazim 4-4, ku autor i një goli fantastik ishte edhe futbollisti me origjinë shqiptare Rexhbecaj. Stuttgarti mori përkohësisht kryesimin e kampionatit pasi shkatërroi 5-0 Bochumin.

Stuttgarti ka 3 pikë po aq sa Bayerni por ka golavarazh më të mirë. Në ndeshjet e tjera, Leverkusen mundi 3-2 Leipzigun. Hoffenheimi u mposht në shtëpi 1-2 nga Freiburgu, ndërsa Wolfsburgu fitoi pastër 2-0 ndaj Heidenheim.

EMISIONET