Lukaku "tërmet" ndaj skuadrës së De Biazit, Belgjika i rrëmben Austrisë vendin e parë

Lukaku "tërmet" ndaj skuadrës së De Biazit, Belgjika i

Kombëtarja e Belgjikës ka arritur të sigurojë vendin e parë në grupin F për eleminatoret e Euro 2024. Skuadra e Tedescos mundi ditën e sotme 5-0 Azeirbaxhanin  e drejtuar nga ish-tekniku i kombëtares kuqezi, Gianni De Biazi.

Pjesa e parë ishte vërtetë “furtunë”, pasi belgët shënuan 4 herë, nga minuta 17 deri në të 37-tën. Shënuesi i të katër golave ishe Romelu Lukaku.

Në pjesën e dytë pati mundësi edhe për Trossard për të shënuar golin e pestë. Kjo fitore e ngjit Belgjikë në vendin e parë me 20 pikë, 1 më shumë se Austria e vendit të dytë. Të dyja kombëtaret kishin siguruar nga një vend në europianin gjerman.

EMISIONET