Luiza Gega: Lojërat Olimpike janë një ëndërr, kërkoj gjithmonë më të mirën nga vetja

Sportistja e njohur Luiza Gega ka qenë e ftuar ditën sotme në studion e Ora News me moderatoren Lili Saraçi. Ajo ka komentuar vështirësitë e atletikës, sfidat dhe ambicjet që ajo ka për të ardhmen. Gega shprehet se Lojërat Olimpike janë një ëndërr për të.

Luiza Gega: Lojërat Olimpike janë një ëndërr shumë e madhe, ky vit nuk shkoj ashtu siç e prisja pasi një dëmtim 2 javë para më penalizoj. Shpresoj që të jem mirë në Lojërat Olimpike dhe do mundohem që ta ruajë veten nga dëmtimet.

Cilat ishin pritshmëritë edhe pse e dëmtuar?

"Botërorin e kaluar dola në vendin e pestë në botë. Unë jam pak e ashpër me veten dhe kërkoj maksimumin. Ishte një përfaqësim shumë i mirë, isha e vetmja që përfaqësova shqipërinë, pasi ka standarte shumë të larta për të qenë aty. Unë kam ambicje që kërkoj gjithmonë më të mirën nga vetja, në momentin që do shikoj se nuk më çfarë të jap do tërhiqem".

EMISIONET