Luis Enrique për finalen e mbrëmjes së nesërme: Kam më shumë eksperiencë, fitova në 2015

Luis Enrique për finalen e mbrëmjes së nesërme: Kam më

Në prag të finales së shumëpritur të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain ka zbritur në Allianz Arena me një qëllim të vetëm: ta çojë më në fund trofeun më të lakmuar të futbollit evropian në Paris.

Trajneri Luis Enrique, i qetë dhe i vendosur, ka folur për mediat me tone të maturuara, por plot vetëbesim, duke e bërë të qartë se PSG është gati të luftojë deri në fund kundër Interit.

Që në ditën time të parë në këtë klub kam thënë se qëllimi ishte të fitojmë një trofe të madh, dhe ky është ai,”, deklaroi Enrique, duke iu referuar Ligës së Kampionëve.

Kemi ardhur këtu me qetësi dhe vetëdije. Nëse kemi arritur në finale duke luajtur këtë futboll, s’ka arsye ta ndryshojmë tani.

Trajneri spanjoll vlerësoi edhe kundërshtarin: “Interi ka lojtarë me cilësi të lartë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ata janë në finale me meritë, por edhe ne dimë të përshtatemi dhe të menaxhojmë ndeshjen.”

Duke reflektuar mbi përvojën e tij si trajner fitues i Champions-it në vitin 2015 me Barcelonën, Luis Enrique shtoi: “Jam dhjetë vjet më i pjekur.

Kjo më ndihmon të udhëheq skuadrën pa emocione të tepërta. Jam i sigurt që jemi gati për këtë sfidë.”

Sulmuesi francez Ousmane Dembélé ishte një tjetër protagonist i konferencës, duke e cilësuar finalen si momentin më të rëndësishëm të karrierës.

Kam ëndërruar gjithmonë të luaj një finale të tillë. Do të jetë vendimtare të ruajmë qetësinë dhe të menaxhojmë emocionet,” tha ai.

Përballë do të ketë një mbrojtës të njohur: “Pavard është i zgjuar dhe i fortë, por shpresoj ta kaloj. Interi është një ekip i kompletuar, i organizuar dhe shumë fizik.”

I pyetur për mungesën e Mbappe, Dembele u tregua diplomatik: “Kylian kishte një ëndërr dhe e ndoqi. Por PSG po ecën përpara. Fokusi ynë është finalja.”

Kapiteni Marquinhos theksoi rëndësinë e besimit në sistemin e tyre të lojës: “Ne kemi një identitet të qartë dhe do ta ruajmë. Nuk ka vend për eksperimente. Interi është i fortë, por edhe ne jemi të përgatitur.”

PSG e Luis Enrique vjen në këtë finale pas një rruge të vështirë, duke mposhtur ekipe si Barcelona dhe Arsenal. Finalja e së shtunës nuk është thjesht një ndeshje, është një mundësi për të përmbyllur një epokë dhe për të nisur një tjetër.

“Motivimi im kryesor është të bëj histori me Parisin,” tha Enrique.

Dhe për të, trofeu i madh është vetëm një hap larg.

EMISIONET