Luis Enrique në Londër, gati firma me Chelsea-n

Luis Enrique do të marrë menjëherë drejtimin e Chelseat. Trajneri iberik që u largua nga stoli i kombëtares në fund të Kupës së Botës 2022, ka mbërritur në Londër duke spostuar në këtë garë gjermanin Julian Nagelsmann.
Pas barazimit me Liverpool, Chelsea renditet në vendin e 11 në Premier League por duhet të luajë edhe çerekfinalen e Champions League kundër Real Madrid. Diferenca aktuale me Manchester United dhe Newcastle që mbajnë dy vendet e fundit të zonës Champions është plot 11 pikë dhe mundësia që Chelsea të sigurojë një biletë nëpërmjet kampionatit, është shumë e vogël.
Sipas gazetës katalanase “Sport”, Luis Enrique i shoqëruar nga Ivan De La Pena, do të hedhë firmën në kontratën që do ta lidhë me Chelsean gjatë viteve të ardhshme ndërsa do të ulet menjëherë në stol, ndoshta që këtë fundjavë.

