Lorent Tolaj drejt “ankandit” veror pas sezonit fantastik në EFL League One

Lorent Tolaj drejt “ankandit” veror pas sezonit fantastik në

Sulmuesi shqiptar Lorent Tolaj po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij në EFL League One, duke u kthyer në një nga emrat më të spikatur të kampionatit.

Në fundjavën e kaluar, Plymouth Argyle mori një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Port Vale, ku Tolaj kontribuoi me një asist për golin e parë dhe një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes.

Statistikat e tij këtë sezon janë mbresëlënëse: 16 gola dhe 6 asiste në kampionat, ndërsa në total numëron 21 gola në të gjitha kompeticionet, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme.

Paraqitjet e forta kanë rritur ndjeshëm interesin për sulmuesin shqiptar. Sipas raportimeve, gjatë merkatos së verës pritet një garë e fortë për kartonin e tij, me disa klube nga EFL Championship që e ndjekin nga afër, si dhe interes konkret nga Celtic FC.

Me këtë ritëm, Tolaj duket i destinuar për një hap të madh në karrierë, ndërsa e ardhmja e tij pritet të jetë një nga historitë më të nxehta të merkatos verore.

EMISIONET