Longo: Goli i dytë i papranueshëm për një ekip. Memelli: Përgjigje e jashtëzakonshme

Longo: Goli i dytë i papranueshëm për një ekip. Memelli:

Fitorja e parë e Skënderbeut këtë vit në Superiore ka entuziazmuar shumë trajnerin Migen Memelli i cili foli me lëvdata për ekipin edhe pse ishin vetëm 3 pikët e para. Ai vë theksin te përgjigja që i dha skuadra në një situate të vështirë dhe fitorja shumë e rëndësishme.

Kemi qenë të jashtëzakonshëm sot, dua të komplimentoj shumë skuadrën. Kemi shumë pak lojtarë me eksperiencë, por po i bëmë mirë gjërat. Rezultati duhet të ishte më i thellë. Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik për të rritur moralin e lojtarëve, pasi kanë potencial të lartë. Përgjigja që më dhanë sot ishte e jashtëzakonshme. Kërkova nga lojtarët të rrisnim qendrueshmërinë dhe intensitetin, pasi vetëm kështu do e mposhtim Kukësin. Arbitrat? Ishin të jashtëzakonshëm. Me Partizanin, Dinamon dhe Laçin kishte probleme në gjykim. Mesazhi është i qartë: na lini të luajmë futboll”, deklaroi trajneri i ekipit korçar.

Në kampin tjetër nuk mund të mos ishte i zhgënjyer Diego Longo i cili përveçse quan një gol budalla atë të parin, për golin e dytë u tregua edhe më i ashpër.

Skënderbeu luajti në shtëpi, ata luajnë në shtëpi gjithmonë njësoj, dhjetë lojtarë pas dhe një përpara që pret topin e gjatë. Ne donim të kontrollonim lojën, donim të ishim të duruar. Në pjesën e parë e menaxhuam mirë ndeshjen, nuk kishim raste por as rreziqe. Në pjesën e dytë humbëm mendjen pas golit fëmijëror nga goditja e dënimit. Duhet të reagonim pas golit, duhet të luanim me topin, jo të shkonim të gjithë përpara duke lënë vetëm një lojtar pas. Ky nuk është futboll. Pastaj erdhi edhe goli i dytë që mbylli ndeshjen, e papranueshme të humbësh në këtë mënyrë”, u shpreh trajneri italian tepër i zhgënjyer./Ora News/.

EMISIONET