Liverpool, Henderson nuk di të flasë me diplomaci: City? Më mirë shikoj filma për fëmijë
![]()
“Më mirë të shikoj një kanal me filma vizatimorë për fëmijë se sa Manchester City”. Batuta e drejtëpëdrejtë ndaj rivalëve vjen nga kapiteni i Liverpool, Jordan Herderson, skuadra e të cilit duhet të shpresojë në një mrekulli në javën e fundit pasi Aston Villa viziton fushën e “Citizens” ndërsa “The Reds” do të presin Wolves.
Diferenca është vetëm 1 pikë dhe tensioni ndihet në ajër pasi Liverpool e Henderson shpresojnë ende te titulli.
“Nuk e shikoj Manchester City-n. Mënyra se si ata luajnë nuk është asnjëherë e bukur për t’u parë prandaj më mirë të shikoj një kanal me filma vizatimorë”, shprehet Henderson që shigjeton drejtëpëdrejtë Pep Guardiola-n.
Trajner i Aston Villa-s është kaopiteni legjendar i “The Reds”, Steven Gerrard tek i cili janë mbështetur të gjitha shpresat e Liverpool e Jurgen Klopp.
“Të shpresojmë që do të na bëjë një nder. Mund ta telefonoj. Duhet të përqëndrohemi te ndeshja jonë me shpresën që Stevie të na ndihmojë”.

