Liverpool fiton pa bërë dëme në Napoli, Rangers vendos rekord negativ (VIDEO)

Liverpool fiton pa bërë dëme në Napoli, Rangers vendos

Humbje pa shumë dëme për Napolin që rrëzohet si skuadra e parafundit që nuk kishte pësuar asnjë humbje në 5 kampionatet e mëdha, duke lënë vetëm në këtë rrugëtim PSG.

Skuadra e Luciano Spalletit u mund 2-0 në Liverpool nga ekipi  i Jurgen Klopp me gola të Salah dhe Nunez por situata në grup nuk ndryshoi dhe Napoli kalon si i pari në fazën tjetër, i ndjekur nga “The Reds”.

Po në këtë grup, Ajax dominoi 3-1 Rangers që vendos rekordin si skuadra më e dobët e fazës së grupeve të UEFA Champions League me 0 pikë dhe -20 gola diferencë të përgjithshme.

EMISIONET